Aktivitetet për nderë të 26 marsit 1999, në Suharekë fillojnë me ”Vrapojmë përtej vdekjes”

26.03.2021

Për nderë të 26 marsit 1999, Komuna e Suharekënë mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një aktivitet të vrapimit ”Vrapojmë përtej vdekjes”. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se “Vrapojmë përtej vdekjes” është aktiviteti i vrapimit nga Malsia e Re në drejtim të Suharekës deri te Memoriali i martirëve, i cili […]

Aktivitetet për nderë të 26 marsit 1999, në Suharekë fillojnë me ”Vrapojmë përtej vdekjes” Foto: Ilustrim

Për nderë të 26 marsit 1999, Komuna e Suharekënë mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një aktivitet të vrapimit ”Vrapojmë përtej vdekjes”.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se “Vrapojmë përtej vdekjes” është aktiviteti i vrapimit nga Malsia e Re në drejtim të Suharekës deri te Memoriali i martirëve, i cili shënon simbolikisht kujtimin për 26 marsin e vitit 1999.

Muharremaj tutje ka thënë se ky vrapim shënon fillimin e aktiviteteve të cilat do të bëhen sot në kujtim të atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot.