Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Gjykata Speciale përmend raste në Suharekë

30.11.2020

Më 30 nëntor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës bëri publik vendimin e konfirmimit të aktakuzës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sipas vendimit të publikuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake konstatohet se materiali mbështetës tregon se afërsisht në [E REDAKTUAR] 1999, të paktën 10 individë […]

Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Gjykata Speciale përmend raste në Suharekë Foto: Ilustrim

Më 30 nëntor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës bëri publik vendimin e konfirmimit të aktakuzës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas vendimit të publikuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake konstatohet se materiali mbështetës tregon se afërsisht në [E REDAKTUAR] 1999, të paktën 10 individë u morën në paraburgim nga anëtarët e UÇK-së dhe u ndaluan si më poshtë: tre individë të UÇK-së selia në [E REDAKTUAR], Komuna e Malishevës dhe shtatë individë në [E REDAKTUAR], Komuna e Suharekës, ku të arrestuarit u mbajtën për periudha të ndryshme kohore.

Gjithashtu gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se materiali mbështetës tregon se në qershor 1999, të paktën një individ u mor në paraburgim nga anëtarët e UÇK-së dhe u ndalua në një ish-stacion policor në Suharekë ku u mbajt në paraburgim përafërsisht 11 ditë.

Dhe një rast tjetër në qershor 1999, anëtarët e UÇK-së shkaktuan lëndime të rënda fizike dhe psikologjike dhe vuajtje ndaj një personi të ndaluar në ish-stacionin policor në Suharekë.

Në fund të qershorit 1999, një numër anëtarësh të UÇK-së rrahën egërsisht dhe keqtrajtuan psikologjikisht një të ndaluar në ish-stacionin e policisë në Suharekë. I ndaluari u godit me kondakë pushkësh, shkopinj gome dhe çizme, shkruan SuharekaOnline.

Vendimin e plotë për konfirmimin e aktakuzës mund ta lexoni këtu.

*Vëmendje: Pjesa [E REDAKTUAR] është ndryshuar nga Gjykata Speciale.