Aksion i policisë në Prizren, konfiskohen 11 patenta, 3 në rrugën Suharekë-Carralevë

para 41 dite

Njësia rajonale për trafik rrugor në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë ka konfiskuar gjithsej 11 patentë shoferësh për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Aksion i policisë në Prizren, konfiskohen 11 patenta, 3 në rrugën Suharekë-Carralevë

Sipas njoftimit të Policisë, një numër i konsiderueshëm i patentave, konkretisht 7 prej tyre, janë konfiskuar brenda një periudhe të shkurtër kohore prej vetëm 40 minutash në rrugën “Wesli Klark”. Arsyeja e konfiskimit ishte mosrespektimi i semaforit, ku 7 drejtues automjetesh nuk janë ndalur në kohën kur drita e kuqe ka qenë e ndezur.

Më tej, policia ka bërë të ditur se 3 patentë shoferë të tjerë janë konfiskuar për shkak të tejkalimit të palejuar në vijë të plotë në segmentin rrugor që lidh Suharekën me Carralevën.

Në njoftim theksohet se të gjitha këto shkelje janë dokumentuar nëpërmjet video-incizimeve të realizuara nga kamera e veturës së policisë e pajisur me radar mobil.

Ky aksion i policisë synon rritjen e sigurisë në rrugë dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, duke vënë në rrezik veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Etiketat

Ofertat e fundit