Aksidentohen dy vetura në Qafën e Duhlës, lëndohen 5 persona
Një aksident trafiku ka ndodhur sot tek Qafa e Duhlës. Dy vetura janë aksidentuar sot tek Qafa e Duhlës, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona, raporton SuharekaOnline. Sipas burimeve të redaksisë është bërë e ditur se njëra nga veturat ishte nga qyteti i Gjilanit dhe njëra nga Suhareka. Në vendin e ngjarjes […]
Një aksident trafiku ka ndodhur sot tek Qafa e Duhlës.
Dy vetura janë aksidentuar sot tek Qafa e Duhlës, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona, raporton SuharekaOnline.
Sipas burimeve të redaksisë është bërë e ditur se njëra nga veturat ishte nga qyteti i Gjilanit dhe njëra nga Suhareka.
Në vendin e ngjarjes përveç Policisë së Suharekës kanë dal edhe ekipi i Urgjencës dhe Zjarrfikësve.
Mjeku kujdestar, Ilir Sopaj ka konfirmuar për SuharekaOnline se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për të marrë trajtimin e mëtutjeshëm mjekësor, duke shtuar se njëri nga të aksidentuarit ishte i lënduar në kokë.