Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të Suharekës në të cilin janë përfshirë dy vetura.
Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë ditës së premte rreth orës 16:00 në hyrje të Suharekës, ku janë përfshirë dy vetura, njëra e tipit BMW dhe tjetra Audi, shkruan SuharekaOnline.
Deri më tani nuk dihen arsyet e aksidentit dhe ende nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dal menjëherë edhe Policia e Kosovës në Suharekë.



Lajmi në përditësim. . .