Aksidenti me fatalitet në Peqan, arrestohet një i dyshuar dhe dërgohet në mbajtje

13.09.2021

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:15 një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Peqan të Suharekës, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një 22 vjeçar, ngasës i motorrit. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një motoçikletë. Si pasoj e […]

Aksidenti me fatalitet në Peqan, arrestohet një i dyshuar dhe dërgohet në mbajtje Foto: Ilustrim

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:15 një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Peqan të Suharekës, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një 22 vjeçar, ngasës i motorrit.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një motoçikletë.

Si pasoj e aksidentit drejtuesi i motoçikletës A.B. (emër i njohur për redaksinë) vit i lindjes 1999 ka ndërruar jetë , vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeki i ndihmës së shpejtë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.