Aksident trafiku në Suharekë, një person i lënduar

14.09.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielen në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Sipas raportit të policisë dërguar mediave është bërë e ditur se të dielen në Suharekë rreth orës 17:40 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave ku është lënduar një person. Gjithashtu Policia ka bërë të ditur […]

Aksident trafiku në Suharekë, një person i lënduar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielen në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave.

Sipas raportit të policisë dërguar mediave është bërë e ditur se të dielen në Suharekë rreth orës 17:40 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave ku është lënduar një person.

Gjithashtu Policia ka bërë të ditur se njëri nga ngasësit ka marrë disa lëndime trupore i cili pastaj është dërguar në spitalin rajonal në Prizren ku edhe ka marrë tretmanin mjeksor dhe do të lirohet për në shtëpi.