Vetaksident në Suharekë, lëndohen 5 persona

01.03.2021

Të dielën rreth orës 18:51 në Suharekë ka ndodhur një vetaksident. Të dielën është raportuar për një vetaksident në Suharekë, i cili ka ndodhur rreth orës 18:51, shkruan SuharekaOnline. Bëhet e ditur se nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, drejtuesi e ka humbur kontrollin e veturës e […]

Vetaksident në Suharekë, lëndohen 5 persona Foto: Ilustrim

Të dielën rreth orës 18:51 në Suharekë ka ndodhur një vetaksident.

Të dielën është raportuar për një vetaksident në Suharekë, i cili ka ndodhur rreth orës 18:51, shkruan SuharekaOnline.

Bëhet e ditur se nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, drejtuesi e ka humbur kontrollin e veturës e cila ka dalur nga rruga, e ç’rast edhe është vetaksidentuar.

Gjithashtu bëhet e ditur se si pasojë e vetaksidentit, lëndime trupore ka marrë drejtuesi i automjetit dhe katër pasagjer, prej tyre dy femra dhe dy meshkuj, të cilëve iu është ofruar ndihma mjeksore.

Përveç lëndimeve trupore, policia ka raportuar edhe për materiale të konsiderueshme të shkaktuara në automjet.