Aksident trafiku në Suharekë, dy persona të lënduar

18.09.2020

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në hyrje të qyetit të Suharekës, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Nga stacioni i Policisë në Suharekë për SuharekaOnline është konfirmuar se aksidenti ka ndodhur pas orës 11:00, në hyrje të Suharekës saktësisht në Hisar, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore dhe janë lënduar […]

Aksident trafiku në Suharekë, dy persona të lënduar Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në hyrje të qyetit të Suharekës, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

Nga stacioni i Policisë në Suharekë për SuharekaOnline është konfirmuar se aksidenti ka ndodhur pas orës 11:00, në hyrje të Suharekës saktësisht në Hisar, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore dhe janë lënduar dy persona.

Shkaku i aksidentit nga zyrtarë policor thuhet se ka qenë shpejtësia e madhe dhe mos respektimi i shenjave që janë të vendosura në atë zonë.

Të lënduarit janë dërguar në Emergjencë për të marrë tretmanin mjekësor.

Ndërsa i kontaktuar nga SuharekaOnline, drejtori QKMF-së në Suharekë, Arbër Zenelaj ka treguar për gjendjën e të lënduarve, ku thotë se njëri nga të lënduarit ka pësuar gjakderdhje të jashtme në pjesën e skalpit, por ai thekson se nuk ka ndonjë rrezik për jetë.