Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Reshtan të Suharekës.
Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete me ngasës kosovarë.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 20:05.
Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, ku të njëjtit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, bënë të ditur PK-ja.