Aksident trafiku në Qafë të Duhlës, një veturë përfundon e rrokullisur
para 40 dite
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Suharekë, konkretisht në zonën e njohur si Qafa e Duhlës, duke përfshirë dy automjete.
Sipas pamjeve të siguruara nga lexuesit dhe dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet qartë se njëra prej veturave është rrokullisur, ndërsa automjeti tjetër ka pësuar dëmtime të dukshme.
Deri në këto momente, nuk ka ende informacione të detajuara nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Ekipet e emergjencës dhe policia pritet të arrijnë në vendin e ngjarjes për të vlerësuar situatën, për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të nisur hetimet lidhur me shkaqet.