Ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Reshtan të Komunës së Suharekës.
SuharekaOnline mëson se ky aksident ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:20.
Në aksident janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve.
Si pasojë e aksidentit, përpos dëmeve materiale, lëndime trupor ka pësuar një pasagjer (mashkull).
I njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ku më pas është liruar.