Aksident trafiku në fshatin Reshtan, lëndohet një femër

31.07.2021

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Reshtan të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Sipas raportit të policisë thuhet në aksident janë përfshirë dy automjete me ngasës mashkull dhe femër kosovare. Aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:00. Si pasojë e aksidentit, ngasësja ka pësuar lëndime të lehta trupore. E […]

Aksident trafiku në fshatin Reshtan, lëndohet një femër Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Reshtan të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Sipas raportit të policisë thuhet në aksident janë përfshirë dy automjete me ngasës mashkull dhe femër kosovare.

Aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:00.

Si pasojë e aksidentit, ngasësja ka pësuar lëndime të lehta trupore.

E njëjta pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar.