Aksident trafiku në Duhël të Suharekës, lëndohen tre persona

20.09.2021

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku në Duhël të Suharekës. Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:30 ku është raportuar se në aksident janë përfshirë dy automjete me drejtues mashkuj kosovarë. Policia bënë të ditur se nga aksidenti përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë […]

Aksident trafiku në Duhël të Suharekës, lëndohen tre persona Foto: Ilustrim

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku në Duhël të Suharekës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:30 ku është raportuar se në aksident janë përfshirë dy automjete me drejtues mashkuj kosovarë.

Policia bënë të ditur se nga aksidenti përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Duhël, Suharekë – Është raportuar  për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë.  Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.