Aksident në magjistralen Prizren – Suharekë[Gelancë] – dy persona të lënduar

para 35 dite

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prizren-Suharekë, në fshatin Gelancë, afër pompës së derivateve “Aliu”.

Aksident në magjistralen Prizren – Suharekë[Gelancë] – dy persona të lënduar

17:53 Sot, më 11.02.2025, rreth orës 15:55, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Prizren-Suharekë, në fshatin Gjinoc. Në aksident janë përfshirë një kamion i rëndë dhe një kamionet.

Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve të mëdha materiale, të paktën tre persona kanë pësuar lëndime trupore, dy prej tyre të rënda.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaqir Bytyçi, ka konfirmuar informacionin dhe ka shtuar se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

16:45 Rasti është konfirmuar nga komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar, njëri në gjendje më të rëndë dhe janë bartur në spitalin rajonal të Prizrenit, për trajtim të mëtutjeshëm.

Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se aksidenti ka rezultuar me dy persona të lënduar.

Ende nuk dihen detaje të tjera rreth shkakut të aksidentit. Në bazë të pamjeve që ka siguruar SuharekaOnline në aksident janë përfshirë një kamion dhe një kamionetë.

Policia, urgjenca dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

* të gjithë lexuesve dhe palëve ju kërkojmë falje publike lidhur me raportimin për aksident me fatalitet pasiqë ishte keqinterpretuar nga burime në vendin e ngjarjes.

Etiketat

Ofertat e fundit