Vraniq, aksidenton me motoçikletë fëmijën, të dy përfundojnë në spital

18.08.2021

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Vraniq të Suharekës. Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar motoçikletën pa targa  hyn në anashkalim të një veture dhe gjatë anashkalimit me pjesën e përparme të motoçikletës e godet një fëmijë -viktimën mashkull kosovar. Aksidenti raportohet […]

Vraniq, aksidenton me motoçikletë fëmijën, të dy përfundojnë në spital Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Vraniq të Suharekës.

Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar motoçikletën pa targa  hyn në anashkalim të një veture dhe gjatë anashkalimit me pjesën e përparme të motoçikletës e godet një fëmijë -viktimën mashkull kosovar.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 17:45.

Pas goditjes motoçikleta rrotullohet dhe lëndime trupore pëson viktima dhe i dyshuari të cilët pas marrjes se tretmanit mjekësor  lirohen në shtëpi.