[FOTO] Aksident i rëndë në Zonën Industriale, përfshihet një kamion dhe një veturë, tre të lënduar

08.05.2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur më herët në rrethinë të Suharekës. Aksidenti në fjalë ka ndodhur në Zonën Industriale Shirokë-Suharekë.

[FOTO] Aksident i rëndë në Zonën Industriale, përfshihet një kamion dhe një veturë, tre të lënduar Foto: Ilustrim

Në aksident është përfshirë një veturë dhe një kamion.

Njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimet e nevojshme.

Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se tre persona kanë mbetur të lënduar nga ky rast.