AKP ndan mbi 2 milion euro për ish-punëtorë të “NBI Suhareka” dhe dy ndërmarrjeve tjera

29.11.2020

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e tij të rregullt të datës 27 nëntor ka bërë shpërndarjen e dy milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë euro për 859 kreditorë. Shpërndarja e përkohshme është bërë në kuadër të autoriteteve të likuidimit për ndërmarrjet: “Kosova Hidroteknika”, “NBI Suhareka” dhe “Ndërmarrja Ndërtimore Kosova”. Në […]

AKP ndan mbi 2 milion euro për ish-punëtorë të “NBI Suhareka” dhe dy ndërmarrjeve tjera Foto: Ilustrim

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e tij të rregullt të datës 27 nëntor ka bërë shpërndarjen e dy milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë euro për 859 kreditorë.

Shpërndarja e përkohshme është bërë në kuadër të autoriteteve të likuidimit për ndërmarrjet: “Kosova Hidroteknika”, “NBI Suhareka” dhe “Ndërmarrja Ndërtimore Kosova”.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi raportet e shpërndarjes së përkohshme të autoriteteve të likuidimit për ndërmarrjet e lartpërmendura.

Kujtojmë se NBI Suhareka ishte themeluar si Kooperativa Bujqësore Suhareka në vitin 1965. Fillimisht, ndërmarrja ka qenë pjesë e agro-kombinatit më të madh, KBI “Progres-Eksport” Prizren e themeluar në vitin 1959.

Në vitin 1975, ndërmarrja ndahet nga agro-kombinati KBI “Progres-Eksport“ dhe vazhdon punën si Ndërmarrja Industriale Bujqësorë Suhareka, shkurt NBI Suhareka.

Ky seksion për një periudhë kohore ka qenë objekt i disa vendimeve të shfrytëzuesit për transfero mirë po i është rikthyer Ndërmarrjes në Maj 2006.