Akademi përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit dhe atdhetarit Rilind Bytyqi

Me rastin e ndarjes nga jeta e veprimtarit të çështjes kombëtare dhe veteranit të UÇK-së Rilind Bytyqi nga Studençani, u organizua akademi përkujtimore.

Të pranishëm në këtë akademi ishin kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, Drita Millaku dhe Salih Zyba, përfaqësues nga FSK, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Suharekë, Destan Zekolli, nga LPK z.Emrush Xhemajli, familjarë të dëshmorëve, si dhe qytetarë të shumtë dhe familjarët e Rilind Bytyqit.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, tha se është mirë që organizohen tubime të këtilla përkujtimore, përmes të cilave mund të kujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm të bacës Rilind Bytyqi, për çlirimin e atdheut, sepse kështu, brez pas brezi, do të përkujtohen figurat madhore të historisë dhe lavdisë sonë kombëtare.

Fjalë rasti ka pasur edhe Emrush Xhemalji, i cili ka folur për jetën dhe veprën e bacës Rilind, për ç’ështjen kombëtare.

Për veprat herioke në luftë të Rilind Bytyqit, ka folur bashkëluftëtari, zv.komandanti nga operacioni i UÇK-së, “Shigjet”, z.Bekteshi.

Po ashtu fjalë rasti ka pasur edhe Destan Zekolli nga OVL-UÇK si dhe djali i të ndjerit, Ilirian Bytyqi, i cili i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në akademi dhe për respektin ndaj babait të tij, Rilind Bytyqi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.