Ajri i ndotur, Suhareka qëndron në këtë renditje

17.01.2020

Peja, Gjilan, Vushtrria dhe Prishtina, janë katër qytetet e para me ndotjen më të madhe të ajrit, ku shifra më e lartë është regjistruar deri në 261 AQI. Kosova po vazhdon të përballet me ajër të dëmshëm dhe që po ndikon shumë në shëndetin e njerëzve. Prishtina ka qenë prej shumë vitesh ajo me ajrin […]

Ajri i ndotur, Suhareka qëndron në këtë renditje Foto: Ilustrim

Peja, Gjilan, Vushtrria dhe Prishtina, janë katër qytetet e para me ndotjen më të madhe të ajrit, ku shifra më e lartë është regjistruar deri në 261 AQI.

Kosova po vazhdon të përballet me ajër të dëmshëm dhe që po ndikon shumë në shëndetin e njerëzve.

Prishtina ka qenë prej shumë vitesh ajo me ajrin më të ndotur në vend, kjo për shkak të popullsisë, por edhe industrisë më të zhvilluar. 

Mirëpo sonte ky raport është ndryshe, pasi që tri qytete tjera kanë vlera më të mëdha të ndotjes së ajrit.

Peja aktualisht ka ajrin më të ndotur në Kosovë, ku niveli i ndotjes ka arritur shifrën prej 243 AQI, i cili është shumë i dëmshëm për shëndetin dhe nuk duhet assesi që njerëzit të dalin jashtë.

Me ajër të dëmshëm të nivelit të lartë po përballet edhe Gjilani, ku vlera atje ka shkuar 233 AQI, i cili gjithashtu ka tejet dëme shëndetësore.

Për dallim nga qytetet tjera në Suharekë cilësia e ajërit është 68 AQI që është brenda normave të pranueshme.

Vushtrria dhe Prishtina janë dy qytetet tjera me ajrin më të ndotur, ku vlera e ndotjes aty sillet prej 196 deri 199 AQI, vlerë kjo që tregon se ajri edhe në këto qytete është i dëmshëm për shëndet.