Ende nuk ka insulina për këtë muaj, nga QKMF thonë se pritet të furnizohen javën tjetër

Ka afër 10 ditë më shumë se zakonisht që QKMF e Suharekës nuk është furnizuar me insulinë nga Ministria e Shëndetësisë.

Disa qytetarë të cilët përdorin insulinën, kanë dërguar shqetësimet e tyre për mos furnizim me insulinë.

SuharekaOnline ka kontaktuar edhe me farmacistën përgjegjëse të QKMF-së në Suharekë, Lorza Gashi, e cila tha se furnizmi me insulin nuk varet nga QKMF po nga Ministria e Shëndetësësisë dhe se është e njëjta vonesë në furnizim për të gjitha qytetet e Kosovës.

“Ne zakonisht furnizohemi një herë në muaj dhe këtë radhë kemi vonesë në furnizim për afro 10 ditë për shkak të gjendjes së jashtzakonshme” ka thënë ajo.

Gjithashtu farmacitja Gashi ka thënë se i është konfirmuar  se javën që vjen pas 20 prillit pritet furnizimi me insulinë.

“Furnizimi qëndron kështu, në çdo fillim të muajit ne bëjmë kërkesën për furnizim me insulinë dhe tani na thirrin për marrjen e insulinave ku së pari furnizohen qendrat tani qytetet më të vogla” ka thënë ajo.

RAPORTO