Afër 600 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

24.08.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1,067 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 17 viktima nga ky virus. Brenda 24 ore janë regjistruar 22 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve pozitive me […]

Afër 600 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1,067 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 17 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 22 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  240, Ferizaj  120, Pejë  106, Gjilan  87, Malishevë  74, Gllogoc  62, Gjakovë  60, Fushë Kosovë  55, Klinë  41, Prizren  36, Mitrovicë  35, Suharekë  22, Istog  22, Lipjan  21, Vushtrri  13, Podujevë  12, Viti  11, Kaçanik  10, Shtime  8, Skenderaj  7, Obiliq  5, Rahovec  5, Deçan  5, Dragash  3, Hani i Elezit  3, Kamenicë  2, Kllokot  1, Junik  1.

Po ashtu, janë shëruar 278 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 107,566 raste.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  79, Podujevë  58, Ferizaj  21, Fushë Kosovë  17, Gllogoc  13, Mitrovicë  13, Gjakovë  12, Rahovec  12, Prizren  11, Lipjan  8, Obiliq  7, Viti  7, Pejë  6, Shtime  4, Klinë  3, Deçan  3, Dragash  1, Kaçanik  1, Vushtrri  1, Suharekë  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 20.467, prej tyre 590 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 130,376raste dhe 2,343 raste të vdekjes.

Ndryshe sa i përket vaksinimit kundër këtij virusi në Suharekë, deri tani janë vaksinuar 25 mijë e 973 qytetarë, ku vlenë të ceket se Suhareka është në top 10-shen e komunave për numrin e të vaksinuarve.