Afër 500 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

21.08.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 2,250 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar katër viktima nga ky virus. Brenda 24 ore janë regjistruar 79 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve pozitive me […]

Afër 500 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 2,250 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar katër viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 79 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  362, Prizren  238, Pejë  184, Klinë  154, Gjilan  123, Gjakovë  117, Mitrovicë  110, Lipjan  101, Ferizaj  101, Podujevë  90, Suharekë  79, Malishevë  79, Fushë Kosovë  74, Istog  73, Gllogoc  57, Viti  52, Rahovec  50, Kaçanik  44, Vushtrri  33, Shtime  29, Kamenicë  27, Obiliq  17, Deçan  12, Hani i Elezit  11, Skenderaj  8, Ranillug  7, Leposaviq  5, Dragash  4, Graçanicë  3, Shtërpcë  2, Junik  2, Novobërdë  1, Mamushë  1.

Po ashtu, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 106.700 raste.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  35, Ferizaj  32, Gjilan  31, Mitrovicë  14, Lipjan  12, Gllogoc  8, Gjakovë  6, Obiliq  5, Podujevë  3, Fushë Kosovë  2, Shtime  2, Pejë  2, Graçanicë  1, Vushtrri  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 16.341, prej tyre 480 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 125,348 raste dhe 2,307 raste të vdekjes.