Afër 38 mijë të vaksinuar, Suhareka vazhdon të jetë në TOP 10-she për nga numri i imunizimeve

14.09.2021

Krahas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 është rritur edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot në Kosovë janë administruar 1.046,799 doza të vaksinës. Sipas të dhënave zyrtare Komuna e Suharekës vazhdon të renditet e 10-ta për nga numri i vaksinave të administruara. […]

Afër 38 mijë të vaksinuar, Suhareka vazhdon të jetë në TOP 10-she për nga numri i imunizimeve Foto: Ilustrim

Krahas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 është rritur edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot në Kosovë janë administruar 1.046,799 doza të vaksinës.

Sipas të dhënave zyrtare Komuna e Suharekës vazhdon të renditet e 10-ta për nga numri i vaksinave të administruara.

Sipas raportimeve nga Qendra e Vaksinimit dhe Imunizimit në sallën e sporteve te Gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë, numri i të vaksinuarve me vaksinat anticovid të llojit AstraZeneca dhe Pfizer ka arritë shifrën 37,960.

Vaksinimi mbetet një prej mjeteve kryesore në luftë me pandeminë COVID-19.

Me përhapjen e variantit Delta të SARS-CoV-2, Ministria e Shëndetësisë inkurajon dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që ende nuk janë vaksinuar të caktojnë sa më parë terminin për vaksinim dhe ata që kanë marrë dozën e parë, të paraqiten sipas orarit të caktuar në qendrën e vaksinimit për t’u vaksinuar plotësisht.