Rreth 200 mjek e infermier në Suharekë “rrezikojnë” të mbesin pa materiale mbrojtëse

01.04.2020

Situata e krijuar gjatë pandemisë së covid-19 veçmas rrezikshmërisë tek qytetarët po shihet të jetë edhe më e rrezikshme për ata që janë në luftë ballë për ballë në luftimin e këtij virusi, mantelbardhët. Në Komunën e Suharekës janë pothuajse 200 punëtorë që operojnë në kuadër të qendrës mjekësore dhe ambulantave në fshatra. Po të […]

Rreth 200 mjek e infermier në Suharekë “rrezikojnë” të mbesin pa materiale mbrojtëse Foto: Ilustrim

Situata e krijuar gjatë pandemisë së covid-19 veçmas rrezikshmërisë tek qytetarët po shihet të jetë edhe më e rrezikshme për ata që janë në luftë ballë për ballë në luftimin e këtij virusi, mantelbardhët.

Në Komunën e Suharekës janë pothuajse 200 punëtorë që operojnë në kuadër të qendrës mjekësore dhe ambulantave në fshatra.

Po të njëjtët janë çdo ditë që po përballen me kontakt të vazhdueshëm me pacientë dhe në mungesë të materialeve mbrojtëse po rrezikojnë që edhe vet të infektohen nga covid-19.

Mantelbardhët e Suharekës janë në kontakte ditore me qytetarë si në kontroll të pacientëve, në pikkalimin kufitar dhe në intervenimet e përditshme, gjë që në mungesë të maskave mbrojtëse, dorezave, mburojave, veshjeve etj janë të rrezikuar në masë të madhe.

Se ka mungesë të materilave mbrojtëse për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, Dr.Sale Bytyqi.

Drejtoresha Bytyqi ka thënë se furnizimi në Komunën e Suharekës nuk dallon nga komunat tjera dhe se mungesa e materialeve vërehet edhe te operatorët privat.

Redaksia e SuharekaOnline ka kontaktuar edhe me farmacistën përgjegjëse të QKMF-së në Suharekë, Lorza Gashi.

Ajo ka treguar që sasia e furnizimit nga Ministria e Shëndetësisë duhet të jetë edhe më e madhe dhe se punëtorët mjeksor në raste të caktuara po duhet që mjetet njëpërdorimshe ti pastrojnë dhe ti dezinfektojnë në mënyrë që ti përdorin prapë.

Kështu për të dyqind punëtorët mjeksor në QKMF të shfrytëzueshme janë edhe 120 maska me filter, 1000 maska të thjeshta, 160 veshje trupore një përdorimshe, 40 mburoja të fytyrës, 10 palë syze mbrojtëse, 5 këmisha për pacientë, 210 pako dorëza jo sterile, 10 set kirurgjik i veshjeve, 2.5 litra dezinfektues dhe 70 copë alkool një litërsh.

Sipas Lorza Gashit si shkak i mungesës për momentin mbrojtëse për fytyrë janë duke përdorur vetëm punëtorët që po kontrollojnë në Vërmicë dhe jo i gjithë stafi i rregullt çka edhe paraqet rrezik për stafin mjeksor, shkruan SuharekaOnline.

Më tutje znj.Gashi ka bër të ditur se ky kapaciteti i furnizimit nga Ministria e Shëndetësisë ka detyruar këtë qendër që të furnizohen edhe privatisht duke marrë inciativa të ndryshme si nga Komuna gjithashtu edhe nga vet punëtorët.