Afër 1 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Suharekë

Afër 1 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Suharekë
Çlirim Gashi

17.05.2021 / Suhareka

Vaksinimi i qytetarëve të moshave 65-75, në Komunën e Suharekës është duke vazhduar në formën e rregullt.

Qytetarët e këtyre moshave po vaksinohen në Qendrën e Mjeksisë Familjare në Suharekë nga stafi profesional i kësaj qendre.

Për të parë procesin e vaksinimit nga afër, ka shkuar edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë po ashtu edhe drejtoresha e QKMF-së në këtë komunë.

Qytetarët të cilët ishin duke pritur për vaksinim, në bashkëbisedim me nënkryetaren Suka, u shprehën të kënaqur me procesin, i cili po bëhet sipas rendit dhe rregullave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas rregullave, procesi do të vazhdoj edhe ditëve në vijim normalisht në kapacitete të furnizimit.

Vlen të theksohet se deri më tani janë vaksinuar afro 1.000 qytetarë.

RAPORTO