Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1,096 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar katër viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 7 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  26, 7Ferizaj  108, Pejë  95, Podujevë  93, Gjakovë  72, Mitrovicë  65, Gjilan  62, Gllogoc  44, Fushë Kosovë  42, Shtime  38, Lipjan  28, Kamenicë  26, Klinë  26, Viti  24, Malishevë  23, Prizren  14, Rahovec  12, Istog  12, Skenderaj  11, Deçan  7, Suharekë  7, Vushtrri  6, Dragash  3, Kaçanik  3, Junik  2, Hani i Elezit  2, Obiliq  2, Graçanicë  1, Mamushë  1.

Po ashtu, janë shëruar 53 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 106,109 raste.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  19, Gjilan  11, Viti  8, Gllogoc  8, Lipjan  3, Kamenicë  2, Pejë  2.

Kurse numri i rasteve aktive është 7.854, prej tyre 95 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 116,247 raste nga 809,186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,284 raste të vdekjes.