Brenda 24 ore janë regjistruar 2 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  429, Gjilan  55, Gjakovë  41, Mitrovicë  38, Prizren  36, Fushë Kosovë  23, Ferizaj  20, Deçan  20, Rahovec  14, Malishevë  8, Vushtrri  7, Obiliq  6, Pejë  5, Kaçanik  3, Graçanicë  2, Hani i Elezit  2, Lipjan  2, Skenderaj  2, Suharekë  2, Shtërpcë  2, Gllogoc  1, Novobërdë  1, Shtime  1.

Po ashtu, janë shëruar 159 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.909.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  46, Mitrovicë  36, Prizren  18, Podujevë  15, Vushtrri  9, Istog  6, Skenderaj  5, Malishevë  5, Pejë  4, Junik  3, Gjilan  3, Kllokot  2, Viti  2, Klinë  2, Deçan  2, Gllogoc  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 5,678, prej tyre 90 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Me 90 raste aktive me COVID-19, Suhareka renditet e 12-ta në nivel komunash, ndërsa tabelën e kryesojnë komuna e Prishtinës, Mitrovicës dhe Pejës.

Numri total i rasteve pozitive është 167,582 raste nga 1,485,287 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,995 raste të vdekjes.