90 ditë / 365 ditë që nga nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”

10.07.2020

Në fund të muajit maj të vitit 2019 kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte vendosur ta shkëpuste kontratën për projektin “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyçi” si rezultat i mosrespektimit së afateve kohore nga ana e operatorit ekonomik dhe shkeljeve të kushteve të kontratës. Sipas zyrës së kryetarit deri te shkëputja e […]

90 ditë / 365 ditë që nga nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” Foto: Ilustrim

Në fund të muajit maj të vitit 2019 kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte vendosur ta shkëpuste kontratën për projektin “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyçi” si rezultat i mosrespektimit së afateve kohore nga ana e operatorit ekonomik dhe shkeljeve të kushteve të kontratës.

Sipas zyrës së kryetarit deri te shkëputja e kontratës kishte ardhur edhe përkundër insistimit të Komunës së Suharekës, që ky projekt të realizohet, nuk ishte treguar gatishmëri nga ana e operatorit ekonomik sipas kërkesave të autoritetit kontraktues.

Në ditën kur edhe kishte vendosur që të shkëpuste kryetari Muharremaj kishte njoftuar se Komuna e Suharekës do të ndërmerr të gjitha masaj ligjore dhe do të vazhdoj me procedura të reja për këtë projekt, në mënyrë që i njëjti të realizohet në afatin sa më të shpejtë të mundshëm.

Madje në një konferencë për media të mbajtur më datën 5 korrik 2019 Muharremaj është zotuar që pjesa e vrazhdë e ndërtimeve të shtëpisë së kulturës do të jetë e gatshme jo më larg se në muajin nëntor të viti 2019 apo brenda 90 ditë pune.

Më datën 10 korrik 2019 në bazë të procedurave tenderuese N.N.SH “TOP PROJEKT” nga Prishtina dhe Komuna e Suharekës kanë lidhur kontratë për “Ndërtimin e shtëpisë së Kulturës, Ukë Bytyçi-Faza e I-rë”. Sipas kërkesës së Komunës së Suharekës në këtë kontratë punët duhet të përfundojnë jo më shumë se 90 ditë sipas dinamikës së punës.

Bazuar në premtimin e kryetarit Muharremaj punimet e vrazhda të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” do duhej të përfundonin jo më larg se 14 nëntor 2019 e që i bie se periudha 90 ditore e ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës.

Më 25 dhjetor 2019 kanë kaluar gjithsej 118 ditë pune dhe Komuna e Suharekës kishte shpërblyer me tender në vlerë prej 69.163,60 euro të njëjtën kompani për punë shtesë në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”.

Ajo çka ishte për tu habitur është fakti se në tenderin e dytë për punë shtesë të shpallur më 4 dhjetor 2019 Komuna e Suharekës në mesin e afro 70 mijë eurove Komuna e Suharekës ka paguaar për furnizimin me material çka kishte paguar në tenderin e parë.

Konkretisht i bie që në tenderin e parë paramasat dhe parallogaritja ishte jo e saktë.

Sot më 10 korrik 2020 kanë kaluar gjithsej 365 ditë që nga nënshkrimi i kontratës e cila do të duhej të përfundonte brenda 90 ditë pune.