9 të infektuar me COVID-19 në Komunën e Suharekës, prin Greikoci me 2 raste

18.03.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej […]

9 të infektuar me COVID-19 në Komunën e Suharekës, prin Greikoci me 2 raste Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e 9 rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Greikoc (2), Krushicë e Poshtme (1), Samadraxhë (1), Peqan (1), Sopijë (1), Studençan (1) dhe Suharekë (2).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 66.321 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.736

Numri total i rasteve pozitive është 79.793 raste nga 370.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.736 raste të vdekjes.