9 rastet pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto fshatra

9 rastet pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto fshatra
Eurolinda Zenelaj

13.03.2021 / Suhareka

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.142 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 578 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e 9 rasteve të sotme janë: Gelancë (1), Leshan (1), Mohlan (2), Mushtisht (1), Studençan (2) dhe Vraniq (2).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 470 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.630.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 76.688 raste nga 351.523 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.696 raste të vdekjes.

RAPORTO