Sikurse në të gjitha komunat e Kosovës, ashtu edhe në komunën e Suharekës, sot është mbajtë testi me nxënësit e klasave të IX-ta, respektivisht Testi i Arritshmërisë.
Ky test si vlerësim i jashtëm, është i vlefshëm për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme të larta.
Testi u zhvillua në tri shkollat e mesme të larta të Komunës së Suharekës: Gjimnazi “Jeta e Re”, SHMT “Skënder Luarasi” dhe SHMP “Avdyl Ramaj”.
Këtij testi i’u nënshtruan të gjithë nxënësit e klasave të nënta të të gjitha shkollave të Komunës sonë.
Këtë vit shkollor (2018/2019), janë gjithsej 48 paralele të klasave të nënta, me gjithsej 892 nxënës.
Gjatë vizitës që bëri drejtori i DKA-së, z.Remzi Bytyqi, në këto shkolla gjatë mbajtjes së testit, u pa se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për zhvillimin normal të testit.