8 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë bërë 2, 178 testime për covid-19, prej të cilave 767 kanë rezultuar pozitive.

Në Komunën e Suharekës brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 7 raste të reja nga këto venbanime: Bllacë (1) Suharekë (6), transmeton SuharekaOnline.

Gjithashtu IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.