8 të infektuarit me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto vendbanime

22.04.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 382 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 5 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifkiuar 8 raste pozitive me COVID-19, […]

8 të infektuarit me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto vendbanime Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 382 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 5 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifkiuar 8 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Bllacë (2), Sallagrazhdë (1), Sopijë (1), Suharekë (3) dhe Vraniq (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 507 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.366.

Numri total i rasteve pozitive është 103.124 raste nga 511.336 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.110 raste të vdekjes.