8 të infektuarit me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto fshatra

01.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.944 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej […]

8 të infektuarit me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto fshatra Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.944 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 8 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e 8 rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Dobërdelan (1), Dubravë (1), Mushtisht (1), Nishor (1), Sallagrazhdë (2), Savrovë (1) dhe Sopijë (1).

Poashtu IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës nga COVID-19 është regjistruar një viktimë e moshës 81 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 456 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.630 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.567.

Numri total i rasteve pozitive është 105.375 raste nga 536.708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.178 raste të vdekjes.