8 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Gjinoci me 4 raste

09.03.2021

Institui Kombëtar i Shëndetësisë Publike në kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.410 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej […]

8 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Gjinoci me 4 raste Foto: Ilustrim

Institui Kombëtar i Shëndetësisë Publike në kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.410 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 444 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 8 raste pozitive dhe është regjistruar një viktimë e moshës 43 vjeç, raporton SuharekaOnline.

Venbanimet e rasteve të sotme janë: Gjinoc (4), Sallagrazhdë (1) dhe Suharekë (3).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 452 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.650 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.761.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 74.079 raste nga 335.123 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.668 raste të vdekjes.