Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 345 raste të reja me COVID-19.
IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 8 raste të reja me COVID-19, transmeton SuharekaOnline.
Vendbanimet e rasteve të sotme në Komunën e Suharekës janë nga: Dobërdelan (2), Mushtisht (1) Samadrexhë (1), Semetisht (1), Suharekë (3).
