77% e votuesve të diasporës së Suharekës votuan për LVV, 10.5% për PDK, 9.8% për LDK-në…

03.03.2021

Mbi 33 mijë vota nga diaspora janë numëruar deri të mërkurën (sot) në ora 09:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Sipas tabelës së rezultateve, nga saktësisht 33 mijë e 488, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë gjithsej 26 mijë e 79 vota. Sipas të dhënave nga QNR (tabela e përditësuar në ora 09:00) deri më tani […]

77% e votuesve të diasporës së Suharekës votuan për LVV, 10.5% për PDK, 9.8% për LDK-në… Foto: Ilustrim

Mbi 33 mijë vota nga diaspora janë numëruar deri të mërkurën (sot) në ora 09:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Sipas tabelës së rezultateve, nga saktësisht 33 mijë e 488, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë gjithsej 26 mijë e 79 vota.

Sipas të dhënave nga QNR (tabela e përditësuar në ora 09:00) deri më tani rezultatet janë si më poshtë:LVV – 26,079 vota, LDK – 2,829 vota, PDK – 2,486 vota, AAK – 944 vota.

Burime të SuharekaOnline në QNR bëjnë të ditur se votat e 2606 qytetarëve të Suharekës që kanë votuar nga diaspora tashmë janë numëruar.

Nga këto vota 2569 janë pranuar dhe 37 janë shpallur të pavlefshme.

Nga votat e 2569 qytetarëve të Suharekës nga diaspora, 1980 (77.09%) janë për Lëvizjen Vetëvendosje, 270 (10.50%) për PDK, 253 (9.84%) për LDK, 33 (1.25%) për AAK dhe 29 (1.12%) për NISMA, 4 vota LPRK dhe 1 votë IRDK.

Kujtojmë se procesi i numërimit të këtyre votave ka nisur të martën (dje) në mëngjes, ndërkaq pritet të përfundojë sot, bazuar në shpejtësinë me të cilën po numërohen votat në QNR.