767 nxënës në Suharekë iu nënshtruan testit të maturës, vetëm 462 prej tyre e kaluan

08.09.2020

Në testin e maturës i cili u mbajt më 29 gusht, ku u testuan rreth 26.000 nxënës në tërë Kosovën, rezultatet e të cilit janë publikuar pas më pak se 10 ditësh, është bërë e ditur se atë e kaluan 17.105 nxënës. Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në një prononcim për […]

767 nxënës në Suharekë iu nënshtruan testit të maturës, vetëm 462 prej tyre e kaluan Foto: Drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani / SuharekaOnline

Në testin e maturës i cili u mbajt më 29 gusht, ku u testuan rreth 26.000 nxënës në tërë Kosovën, rezultatet e të cilit janë publikuar pas më pak se 10 ditësh, është bërë e ditur se atë e kaluan 17.105 nxënës.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka bërë të ditur se në komunën tonë testit të maturës i janë nënshtruar gjithsej 767 nxënës ku prej tyre në afatin e parë kanë kaluar 462 nxënës.

Ndërsa për nxënësit të cilët do t’i nënshtrohen këtij testi në afatin e dytë, është vendosur nga KShM që ky afat do të mbahet me datën 10 tetor.

Drejtori Bajselmani gjithashtu ka thënë se si Drejtori Komunale e Arsimit i kanë zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së dhe udhëzimet e MASH duke i përcjellur me kohë informacionet tek maturantët, duke iu ofruar mësim online, por megjithatë kuptohet se përgatitjet nuk mund të krahasohen me mësimin e rregullt ku nxënësit janë të pranishëm në shkollë.

Gjithashtu, sa i përketë ndonjë rasti të mundshëm të prekur me COVID-19 në mesin e maturantëve Drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani, ka thënë se bazuar në listat që i kanë përgatitur në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave, pothuajse të gjithë nxënësit iu kanë nënshtruar testit të maturës dhe nuk ka pasur asnjë rast të lajmëruar me COVID-19 në Komunën e Suharekës.