724 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 24,484 në tërë Kosovën

08.09.2021

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Po ashtu edhe numri i vdekjeve është shqetësues. Ndërkohë numri i rasteve aktive tashmë ka kaluar mbi 24 mijë. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar […]

724 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 24,484 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Po ashtu edhe numri i vdekjeve është shqetësues. Ndërkohë numri i rasteve aktive tashmë ka kaluar mbi 24 mijë.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 920 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 28 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 11 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  140, Prizren  105, Ferizaj  73, Podujevë  60, Fushë Kosovë  54, Gllogoc  52, Lipjan  49, Gjakovë  48, Istog  37, Malishevë  36, Gjilan  34, Skenderaj  30, Klinë  29, Pejë  26, Rahovec  24, Viti  19, Mitrovicë  18, Kaçanik  14, Hani i Elezit  13, Suharekë  11, Vushtrri  10, Shtime  9, Kamenicë  9, Deçan  8, Obiliq  8, Junik  3, Shtërpcë  1.

Po ashtu, janë shëruar 1.698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prizren  281, Mitrovicë  272, Prishtinë  249, Gjilan  126, Ferizaj  119, Pejë  102, Viti  98, Istog  79, Gllogoc  68, Klinë  53, Lipjan  48, Vushtrri  37, Kamenicë  36, Suharekë  32, Rahovec  26, Malishevë  22, Skenderaj  11, Kaçanik  10, Shtime  8, Podujevë  8, Deçan  4, Hani i Elezit  3, Obiliq  3, Fushë Kosovë  2, Graçanicë  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 24.484, prej tyre 724 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 153,578 raste nga 1,059,258 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,685 raste të vdekjes.