Mbi 720 raste aktive me COVID-19 në Komunën e Suharekës

06.09.2021

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Po ashtu edhe numri i vdekjeve është shqetësues. Ndërkohë numri i rasteve aktive tashmë ka kaluar mbi 26 mijë. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar […]

Mbi 720 raste aktive me COVID-19 në Komunën e Suharekës Foto: SuharekaOnline

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Po ashtu edhe numri i vdekjeve është shqetësues. Ndërkohë numri i rasteve aktive tashmë ka kaluar mbi 26 mijë.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 890 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 24 raste të vdekjes nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 27 raste pozitive dhe tre të vdekjes në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  203, Prizren  119, Podujevë  72, Ferizaj  66, Pejë  63, Gjilan  41, Mitrovicë  41, Fushë Kosovë  39, Gjakovë  37, Vushtrri  35, Suharekë  27, Viti  17, Klinë  16, Lipjan  15, Shtime  12, Obiliq  12, Gllogoc  11, Malishevë  11, Deçan  11, Dragash  10, Kamenicë  8, Skenderaj  8, Rahovec  7, Istog  3, Mamushë  2, Hani i Elezit  2, Novobërdë  1, Kaçanik 1.

Po ashtu, janë shëruar 1,712 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 123,852 raste.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  342, Gjakovë  331, Podujevë  224, Ferizaj  147, Pejë  103, Gjilan  83, Malishevë  72, Lipjan  53, Gllogoc  52, Suharekë  48, Shtime  47, Mitrovicë  47, Prizren  37, Klinë  36, Obiliq  25, Viti  12, Kaçanik  9, Fushë Kosovë  9, Kllokot  7, Deçan  7, Dragash  5, Skenderaj  4, Hani i Elezit  3, Graçanicë  2, Istog  2, Junik  1, Rahovec  1, Vushtrri  1, Novobërdë  1, Kamenicë  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 26.688, prej tyre 722 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 152,169 raste nga 1,042,627 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,629 raste të vdekjes.