715 nxënës të klasave të nënta në Suharekë sot do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë

04.07.2023

Nxënësit e klasave të nënta sot gjatë ditës së martë pritet që t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë. Në Komunën e Suharekës janë 715 nxënës të cilët pritet që t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë, shkruan SuharekaOnline. Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani në një përgjigje për SuharekaOnline ka njoftuar se sot gjatë ditës së martë, […]

715 nxënës të klasave të nënta në Suharekë sot do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë Foto: Ilustrim

Nxënësit e klasave të nënta sot gjatë ditës së martë pritet që t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë.

Në Komunën e Suharekës janë 715 nxënës të cilët pritet që t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë, shkruan SuharekaOnline.

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani në një përgjigje për SuharekaOnline ka njoftuar se sot gjatë ditës së martë, 715 nxënës të klasave të nënta pritet që t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë.

Bajselmani poashtu njoftoi se testi do të mbahet në pesë qendra, në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, në IAAP “Skender Luarasi” dhe në IAAP “Avdyl Ramaj” në Shirokë.

Poashtu, Drejtori i DKA-Suharekë, Remzi Bajselmani ka njoftuar se janë bërë përgatitjet e nevojshme për procesin e këtij testi, duke iu uruar suksese të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve.