71 qytetarë nga Komuna e Suharekës humbën betejën me COVID-19

08.04.2021

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Ndër tjerash, Suka gjatë mbledhjes bëri të ditur se nga muaji mars i vitit të kaluar, kur edhe u konfirmuan rastet e para […]

71 qytetarë nga Komuna e Suharekës humbën betejën me COVID-19 Foto: Urgjenca Suharekë

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Ndër tjerash, Suka gjatë mbledhjes bëri të ditur se nga muaji mars i vitit të kaluar, kur edhe u konfirmuan rastet e para me COVID-19 deri më tani në Komunën e Suharekës janë identifikuar 1,149 raste pozitive me COVID-19, raporton SuharekaOnline.

Poashtu ajo ka treguar se 927 qytetarë janë shëruar nga ky virus, fatkeqësisht 71 të tjerë e kanë humbur betejën me COVID-19 dhe 451 raste mbesin aktive.

Vetëm gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste të reja pozitive me COVID-19 në vendbanimet si: Gjinoc (1), Sopijë (1), Samadrexhë (2) dhe Suharekë (3) dhe është regjistruar një viktimë e moshës 53 vjeç.

Ndryshe, togeri i Policisë së Kosovës në Suharekë, Vehbi Bytyqi ka treguar se brenda 14 dite, Policia e Suharekës ka dënuar 322 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID.