7 të infektuarit me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto vendbanime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.742 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 685 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste të reja me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 53 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Gjinoc (1), Sopijë (1), Samadrexhë (2) dhe Suharekë (3).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 788 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 79.490 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.903.

Numri total i rasteve pozitive është 95.341 raste nga 456.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.948 raste të vdekjes.

RAPORTO