7 të infektuarit me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto vendbanime

08.04.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 871 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 12 viktima. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste pozitive me COVID-19 dhe një viktimë e moshës […]

7 të infektuarit me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto vendbanime Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 871 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 12 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste pozitive me COVID-19 dhe një viktimë e moshës 63 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme në komunën e Suharekës janë: Gjinoc (1), Leshan (1), Reshtan (1), Shirokë (1), Sopijë (1) dhe Suharekë (2).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 642 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.132 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.120

Numri total i rasteve pozitive është 96.212 raste nga 462.166 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.960 raste të vdekjes.