7 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Vraniqi me 4 raste

20.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëshit të fundit janë identifikuar 320 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për 6 viktima. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë regjistruar 7 raste të reja me COVID-19, ku prin fshati […]

7 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Vraniqi me 4 raste Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëshit të fundit janë identifikuar 320 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për 6 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë regjistruar 7 raste të reja me COVID-19, ku prin fshati Vraniq me 4 raste, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa vendbanimet e rasteve të tjera janë: Gelancë (1), Popolan (1) dhe Suharekë (1).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 269 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.982 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.324.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 56.732 raste nga 213.372 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.426 raste të vdekjes.