7 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Studençani me 2 raste

02.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.615 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive. IKSHPK-ja ka njoftuar […]

7 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Studençani me 2 raste Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.615 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste pozitive dhe është raportuar për një viktimë të moshës 62 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Greikoc (1), Javor (1), Studençan (2), Suharekë (2) dhe Vraniq (1).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.810 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.429.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 60.745 raste nga 238.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.506 raste të vdekjes.