7 rastet e sotme me COVID-19: 5 në Suharekë, 1 në Mushtisht dhe 1 në Gelancë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 461 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 218 raste pozitive.

Nga 218 rastet e konfirmuara sot, 7(shtatë) raste janë në Komunën e Suharekës.

Sipas IKSHPK-së rastet janë: 5 në Suharekë, 1 në Mushtisht dhe 1 në Gelancë.

Deri më tani numri i rasteve të identifikuara me COVID-19 është 127.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.