7 raste të reja me COVID-19 në Suharekë, reagon Bali Muharremaj

24.07.2020

Kryetari i Komunës Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se në sot janë shtuar edhe shtatë raste të reja me COVID-19. Ai ka thënë se zbatimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore duhet ta bëjë çdo qytetar. “Në Suharekë sot i kemi 7 raste me COVID-19. Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve. Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe […]

7 raste të reja me COVID-19 në Suharekë, reagon Bali Muharremaj Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se në sot janë shtuar edhe shtatë raste të reja me COVID-19.

Ai ka thënë se zbatimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore duhet ta bëjë çdo qytetar.

“Në Suharekë sot i kemi 7 raste me COVID-19. Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve. Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët. Mbani distance sociale”, ka shkruar ai.

Ndryshe në Komunën e Suharekës me 7 rastet e ditës së sotme numri i rasteve të identifikuara me COVID-19 është 91.