Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 137 raste të reja me COVID-19.
IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste të reja me COVID-19, transmeton SuharekaOnline.
Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Duhël (1), Mushtisht (4) dhe Suharekë (2).
Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 49.306 raste nga 173.986 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.272 raste të vdekjes.